16:34 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Messi pritet të vendos një rekord të madh në ‘El Clasico’

Leo Messi pritet që në ndeshjen e ardhshme mes Realit e Barcelonës të vendos një rekord të madh.

Messi pritet të barazoi Sergio Ramosin e Realit me 45 paraqitje në ‘El Clasico’, shkruan IndeksOnline

Nëse Messi paraqitet këtë fundjavë, ai do të lëvizë në nivel me Xavi si lojtar i Barcelonës me më së shumti paraqitje në LaLiga, pra me 29 sosh.

Pra, ‘El Clasico’ do të zhvillohet në ora 21:00 ditën e shtunë.