12:24 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Messi punon ekstra me trajnerin taktik për t’iu përshtatur Dembeles

I ulur mbi top, së bashku me trajnerin taktik Jon Aspiazu i cili qëndron pranë tij, Leo Messi shikonte ndeshjen e bashkëlojtarëve të tij në fushën ‘Tito Vilanova.

Argjentinasi shikonte me vëmendje të vecantë lëvizjet e Dembeles, pastaj filloj me nje arsenal të pyetjeve.

“Si mund ta përdorim më mirë shpejtësinë e këtij djaloshi”? , “Ku duhet ta pozicionoj veten nëse Dembele afrohet” ? , “Kur ai ka topin më mirë t’i afrohem ta pranoj topin, apo ta lë më thellë në zonë” , ishin disa nga dyshimet që Messi i paraqiti ndihmësit të Valverdes, shkruan ‘El Pais’ .

Sipas gazetës franceze, Messi dëshiron të bëj me Dembelen, atë që dikur e kishte bërë me të Ronaldinho, duke e ndihmuar të bëhet një lojtar i madh. /IndeksOnline/

Temat: