08:14 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Messi shënon një tjetër supergol dhe fiton trofeun e parë me Inter Miamin (VIDEO)

Lionel Messi e ka gjetur vetën në futbollin amerikan.

Futbollisti argjentinas ka shënuar një tjetër gol të bukur me skuadrën e Inter Miamit, shkruan IndeksOnline.

36-vjeçari shënoi golin e vetëm të Inter Miaimit në finale e League Cup ndaj Nashville SC, ku arriti ta fitoj këtë trofe.

Ai shënoi një supergol në minutën e 23-të duke i dhënë epërsinë Inter Miamit.

Më pastaj Nashville arriti të barazonte rezultatin dhe ndeshja shkoi në penalltin.

Skuadra e Miamit arriti të fitoj ndeshje pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 10-9.

Vendimtar u tregua portieri Drake Callender, i cili fillimisht shënoi nga pika e bardhë, e më pastaj priti gjuajtjen e portierit kundërshtar.

Lionel Messi përveç trofetut të fituar, morri edhe çmimin e golashënuesit më të mirë në turne dhe lojtari më i mirë në turnut.

Ai shënoi 10 gola në shtatë ndeshje të luajtura me Inter Miamin./IndeksOnline/