15:46 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Messi shënon për MARADONËN!

Leo Messi ka shënuar golin e katër në takimin ndërmjet Barcelonës dhe Osasunës, takim ky që po zhvillohet në kuadër të xhiros së 11’të në La Liga.

Messi shënoi një gol spektakolar në minutën e 73’të të takimit, ku duke festuar hoqi fanellën e tij dhe e ekspozoi atë të të ndjerit legjendës, Maradona, shkruan IndeskOnline

Rezultati aktual i takimit është 4:0.