16:26 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Messi sherr me trajnerin Valverde për “Zonjën e Vjetër”

Pavarësisht se sot ka marrë trofeun e “Këpucës së Artë”, si golashënuesi më i mirë i futbollit Europian, sulmuesi argjentinas Lionel Messi nuk ka mbetur aspak i kënaqur me trajnerin e tij Ernesto Valverde, në lidhje me qëndrimin në stol në ndeshjen ndaj Juventusit, të mërkurën, në Champions League. Në prag të ndeshjes së radhës ndaj Valencia, në la Liga, sulmuesi argjentinas ka ngritur zërin dhe i ka kërkuar trajnerit të mos e përsëritë më atë gabim, kur e la në stol ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Nuk më pëlqen të qëndroj në stol, sidomos në ndeshje të tilla të mëdha. Unë preferoj gjithnjë të luaj titullar dhe të ndihmoj skuadrën, ndaj nuk më pëlqeu që trajneri më la në stol ndaj Juventusit. Gjithsesi, sezoni është ende i gjatë dhe do të duhet të ambientohen ndonjëherë me këto zgjedhje të trajnerit”, u shpreh sulmuesi i Barcelonës, që pritet të jetë titullar në takimin e radhës në kampionat. Në ndeshjen ndaj “Zonjës”, ai u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Valverde.