“Messi show” , Barça mposht Leganesin me një het-trik të argjentinasit
Barcelona ka mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Leganes, falë një het-triku të Lionel Messit.
Goli i parë u shënua në minutën e 26-të pas një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit.
Gjashtë minuta pas golit të parë, Messi dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij.
Në pjesën e dytë Leganes ngushtoi epërsinë e Barcelonës, me golin e Nabil El Zhar.
Messi u përkujdes për të kompletuar het-trikun, duke shënuar në minutën e 87-të pas një asistimi të Dembeles. /IndeksOnline/