18:55 / E Martë, 20 Dhjetor 2022 / B O

Messi thyen dy rekorde në rrjete sociale, në Whatsapp e Instagram

Leo Messi ka “shënuar” përsëri. Ylli argjentinas ka marrë kryesimin për postimin më të pëlqyer ndonjëherë në Instagram, me një foto të tij duke ngritur Kupën e Botës.

Shefi i Facebook dhe Instagram, Mark Zuckerberg, ka konfirmuar këtë, duke thënë se postimi i Leo Messit në Kupën e Botës tashmë është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit.

Zuckerberg shton poashtu se WhatsApp gjithashtu arriti një rekord prej 25 milionë mesazhesh në sekondë gjatë finales se Botërorit. /IndeksOnline/