14:24 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Messi tregon nëse do të luaj në Botërorin e viti 2026

Lionel Messi ka folur edhe njëherë nëse do të luaj në Botërorin e vitit 2026.

36-vjeçari i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, po kalon në një formë fantastike në kampionatitn amerikan, te skuadra e Inter Miamit, shkruan IndeksOnline.

Ai së fundit e fitoi edhe Topin e Artë për viitn 2023, i teti në karrierën e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Messi është pyetur se nëse do të luajë në Botërorin 2026 apo jo.

Ai theksoi se në 2026 ai do të jetë plot 39 vjeç, ndërsa shtoi se as ai vet nuk e di a do jetë në gjendjen e duhur fizike për të luajtur në kupën e ardhshme të botës.

“Në Kupën e Botës 2026 do të jem në një moshë që normalisht nuk më lejon të luaj, por nuk po them 100% që nuk do të jem atje. Do të përpiqem gjithmonë që të bëj maksimumin tim dhe unë jam i pari që e di se nëse do të mund të jem atje apo jo. Jam i vetëdijshëm që ndodhem në një kampionat më të dobët, por mendoj se forma është një gjë personale. Aktualisht po mendoj vetëm që të vazhdojë rrugëtimin për në Copa America, për të luajtur, për të luftuar sërish dhe për t’u përpjekur të bëhem kampion, për më tej koha do të tregojë nëse do të jem në Botëror apo jo.“,deklaroi Messi./IndeksOnline/