Messi tregon pse nuk vazhdoi kontratën me Barcelonën

Lionel Messi ka dhënë lamtumirën me Barcelonën në një konferencë për media në Camp Nou.
Ylli argjentinas ka vendosur që mos të vazhdoj kontratën me skuadrën ku shkroi historinë dhe u bë më i miri në Botë.
Messi ka treguar edhe arsyen pse ka vendosur të mos qëndroj në Barcë.
“Bisedimet u ndalën sepse Barcelona nuk deshi të vazhdojmë, e dinte se La Liga nuk do ta lejonte këtë të ndodhte, ishte e pamundur”, ka thënë Messi.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë spekulohet se do të vazhdoj me PSG-në në Ligue 1. /IndeksOnline/