23:08 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Messi zbuloi sekretet e suksesit të tij

Lionel Messi, iu përgjigj pyetjeve të lojtarëve të tjerë të Argjentinës. Nicholas Tagliafico i kërkoi shtatë herë fituesit të Topit të Artë të zbulonte formulën e suksesit të tij ndër vite.

“Mendoj se është mentaliteti, këmbëngulja, përpjekja dhe aftësia për të sakrifikuar diçka. Kam qenë gjithmonë i përgjegjshëm dhe shumë i sigurt në atë që kam dashur dhe gjithmonë kam dhënë maksimumin për ta arritur atë.

Në fillim të çdo sezoni dua të jem më i mirë. Përveç kësaj, kam qenë shumë me fat me dëmtimet”, tha Messi për TV Publica.

Në gjysmën e dytë të korrikut, 36-vjeçari Messi duhet të luajë ndeshjen e parë për Inter Miami, ku u transferua pas dy vitesh te PSG.