20:18 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Mësuesja i dërgoi nxënësit foto lakuriq, rrezikon burgun

Një mësuese nga New Jersey të Shteteve të Bashkuara rrezikon seriozisht burgun pas kësaj që ka bërë.

Ajo i dërgoi fotografi lakuriq një nxënësi, dhe tani mund të dënohet me 1 vit burgim.

Michelina Aichele, 30 vjece, u arrestua në tetor pasi u raportuan komunikimet mes saj dhe një nxënësi 16-vjecar.

Mesazhet u dërguan me celular, e-mail apo rrjete sociale në periudhën shkurt-tetor 2018. Ajo e pranoi fajin në seancën gjyqësore në Gjykatën e Lartë të Somerset, por më parë thoshte që nxënësit i dërgonin njëri-tjetrit fotografitë e saj duke i marrë celularin fshehurazi.

Tashmë Michelina nuk mund të japë më kurrë mësim.