17:45 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Meta ngjitet në majën e Jezercës, pejani Fatos Kartallozi e shoqëron në këtë rrugëtim (Pamje)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kësaj radhe është ngjitur edhe në majën e Jezercës, e cila ka një lartësi prej 2710 metra.

Udhëtimi ka zgjatur 12 orë, e që ia ka mundësuar shefit të shtetit shqiptar t’i shoh nga afër bukuritë mahnitëse të alpeve shqiptare.

Pjesë e këtij udhëtimi ka qenë edhe lideri i Outdor Kosova, Fatos Kartallozi, të cilin shefi i shtetit shqiptar nuk ka hezituar ta falënderoj dhe ta quaj “komandat legjendar” të grupit që mori këtë rrugëtim dhe mjeshtër të alpinizmit.

“Jemi këtu në kryemajën e alpeve shqiptare, në majën e Jezercës, me 2696 metra mbi nivelin e detit. Këtu në pëllëmbë të dorës e ke Luginën e Valbonës, Luginën e Plavës e Gucisë dhe Luginën e Thethit – në të djathtën time. Një përshëndetje të veçantë për Fatosin, komandantin legjendar të grupit që na udhëhoqi me mjeshtërinë e e tij të alpinizmit, si një lider i vërtetë i Outdor Kosova”, ka shtuar Meta.