10:01 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Meta për Demaçin: Të gjithë e njohën si Mandela i Evropës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një fjalë rasti ka folur në ceremoninë përkujtimore të veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçit.

Meta ka theksuar se Demaçin gjithë Evropa e kanë njohur si Mandela i Evropës, sipas tij, me rëndësi është fakti që ka qenë shqiptar, transmeton Indeksonline.

“Në jetën e tij prej shqiptar fisnik dhe të ndershëm, ai asnjë herë nuk u step. Ai qëndroj në luftë me ata që shtypnin me dhunë popullin dhe kombin tonë.  Evropa dhe gjithë bota të njohën si Mandela e Evropës, por në fakt ti ke qenë Adem Demaci shqiptar. Një njeriu, shoku, miku dhe shkrimtari e gazetari, politikan i veçantë në veprime dhe qëndrime dhe humanist i shquar. Sot fjalët, bacë janë të mangëta për ty. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Lamtumirë Bac Adem Demaçi”, ka thënë Meta./Indeksonline/