07:44 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / MSH

Meta prezanton robotin që përkthen gati 100 gjuhë

Kompania “Meta” prezantoi sot një model të inteligjencës artificiale (AI) që mund të përkthejë dhe transkriptojë fjalë në dhjetëra gjuhë.

Sipas kompanisë, modeli “SeamlessM4T” njeh, përkthen, transkripton dhe e kthen tekstin në pothuajse 100 gjuhë.

Në të njëjtën kohë, ky model mund të përkthejë bisedat në 35 gjuhë.

“Bota në të cilën jetojmë nuk ka qenë kurrë më e ndërlidhur dhe njerëzit kanë akses në përmbajtje shumëgjuhëshe më shumë se kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse aftësia për të komunikuar dhe kuptuar informacionin është gjithnjë e më e rëndësishme”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të kompanisë.

Për momentin vetëm studiuesit dhe zhvilluesit mund ta përdorin këtë model.