19:57 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Meta takohet të hënën me Papa Françeskun

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin.

Por Agjencia Katolike e Lajmeve shkruan se mund të diskutohet për rolin e Kishës katolike në Shqipëri, por edhe për situatën në Kosovë dhe bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Mes të tjerash, me Papa Françeskun mund të diskutohet edhe për situatën e krijuar në Itali si pasojë e fluksit të emigrantëve.