20:55 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Meta viziton familjen e Ibrahim Rugovës, këto janë fjalët e tij për të

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qëndruar sot në Prishtinë ku  edhe ka vizituar familjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Këtë vizitë ai e ka bërë me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së Rugovës, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se këtë vizitë e ka bërë për ta kujtuar veprën e tij të pavdekshme, duke thënë se urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje.

“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, ka shkruar Meta ne ‘Facebook’./Indeksonline/