75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

METRO: Dua Lipa do të performojë në qytetin e saj, Prishtinën (Foto)

“Babai i Dua Lipës është duke organizuar një festival muzikor ku këngëtarja do të performoi. Festivali Sunny Hill është vendosur të mbahet në gusht në qytetin e Dua-s në Prishtinë dhe ajo do të jetë protagonistja kryesore”, kështu e nis shkrimin gazeta Metro, teksa shkruan për koncertin që do ta mbaj Dua më 12 gusht në Parkun Gërmia në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

Gazeta shkruan më tej:

22 vjeçarja këtë lajm e ndau edhe me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram:

“Kaq krenar për babanë tim @ dukagjinlipa i cili kishte një ide dhe një ëndërr pikërisht atë që ai tha se do të bënte. “Po ndihmojmë që Kosova të vendoset në hartën e vendeve kulturore. Unë do të jem në Kosovë disa ditë para festivalit për të ndihmuar në bamirësi dhe për të vizituar vendin tim tëlindjes. 25% të të ardhurave do të shkojnë për një fondacion, një qendër për të rinjtë në Kosovë që dëshirojnë të ndjekin artet krijuese. Vendlindja ime! ‘Unë jam shumë e emocionuar të shkoj në festival për të bërë një punë me bamirësinë dhe për të vizituar qytetin tim të lindjes!’

Ndryshe kjo është hera e dytë që Dua Lipa performon në Prishtinë, ajo në vitin 2016 gjithashtu dha një koncert po në Parkun Gërmia./Indeksonline/