75 Mall Live Search
19:14 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / G T

Mevlan Zeka largohet zyrtarisht nga Suhareka, ndërron ngjyrat…!

Sulmuesi kosovar, Mevlan Zeka është përshëndetur edhe zyrtarisht nga Suhareka.

Zeka përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga klubi që ra nga Superliga e Kosovës pas një sezoni katastrofal, shkruan Indeksonline

“Sot mbyllet një kapitull shumë i veçantë për mua. Me përfundimin e kontratës dua të falënderoj nga zemra gjithë klubin, nga drejtuesit, trajnerët që punova te Suhareka, stafi dhe bashkëlojtarët”, shkruhet në postimin e bërë nga lojtari në rrjetet sociale

31-vjeçari shënoi 22 gola gjatë këtij edicioni në Superligë, duke e bërë atë si golashënuesin më të mirë.

Siç është mësuar tashmë, Mevlan Zeka pritet t’i bashkohet skuadrës së Ferizaj dhe tashmë pala kanë arritur marrëveshje./Indeksonline/