12:24 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

MF ka një lajm të mirë për ata që merren me teknologji të informacionit

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka marrë vendim që nga fillimi i muajit prill të lirojë nga tatimi doganor të gjitha pajisjet themelore të teknologjisë së informacionit.

Sipas një njoftimi të MF-së, ministri Hamza, ka marr këtë vendim duke pasur parasysh avancimet e teknologjisë në kohën e sotme, nuk mundë të paramendohet zhvillimi i karrierës profesionale dhe zhvillimi i biznesit inovativë në ofrimin e shërbimeve të ndryshme nga të rinjtë pa pajisje të Teknologjisë Informative.

“Ky vendim është një mundësi e mirë duke filluar që nga nxënësit, studentët dhe të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që të zhvillojnë karrierën  e tyre dhe të hapin biznese të reja inovative në ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj. Vendimi ofron mundësinë që me një kosoto shumë të lirë të gjithë të lartë shënuarit të kenë në posedim pajisjet e fundit të zhvilluara të  Teknologjisë së Informacionit. Po ashtu, duke pasur parasysh të dhënat pozitive nga vendimet të cilat tani më kanë hyrë në fuqi më 01 janar 2018, për lirim nga tatimi doganor dhe akciza  për lëndë të parë, gjysmë produkt dhe linja të prodhimit, në fillim të muajit prill do të lirohen nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit edhe për pjesët rezervë të linjave të prodhimit. Edhe ky vendim do të iu mundësoj prodhueseve që të kenë një kosto shumë të ulët në mirëmbajtën e linjave t ë prodhimit. Këto vendime janë vazhdimësi e vendimeve për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit privat me theks zhvillimin e prodhimit vendorë i cili do të jetë edhe bartës i zhvillimit ekonomik të vendit. Me qëllimin që sektori privat të jetë bartës i uljes së papunësisë në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Sipas MF-së, këto nuk do të jenë vendimet e fundit, pasi në gjashtëmujorin e këtij mandati janë masat e dyta që po merren dhe shumë shpejt me finalizimin edhe të ligjeve tatimore do të ketë edhe lirime të tjera nga TVSH-ja dhe tatimet tjera, si dhe thjeshtëzim të procedurave dhe eliminim të burokracisë të procedurave doganore dhe tatimore./Indeksonline/