15:53 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / B O

Michael Carrick zyrtarizohet si trajner i skuadrës së njohur angleze

Legjenda e Manchester United, Michael Carrick është emëruar trajner i ri i Middlesborough. Kjo do të jetë pozita e parë menaxheriale për ish-mesfushorin anglez.

41 vjeçari ishte pjesë e stafit drejtues te Manchester United, por që u dorëhoq pas ardhjes së Ten Hag.

Middlesborough rënditet në pozitën e 17-të tabelare dhe është vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga./Indeksonline/