22:36 / E Hënë, 21 Shtator 2020

Microsoft blen krijuesin e lojës Fallout

Microsoft lajmëroi ditën e sotme se ka blerë kompaninë pas lojërave Doom, Fallout, Skyrim dhe Wolfenstein.

Gjiganti i Windows dhe Xbox do të paguajë 7.5 miliardë dollarë për Bethesda. Lojërat e reja do të shtohen në abonimin Game Pass për konsolat dhe kompjuterët.

Me blerjen e re Microsoft mund ta bëjë konsolën e ardhshme Xbox Series X më tërheqëse sesa PlayStation 5 për disa lojtarë. Të dy konsolat debutojnë në Nëntor.

Aktualisht Game Pass përfshin mëse 200 lojëra. Nuk dihet se çfarë efekti do të ketë lëvizja e Microsoft mbi titujt e ardhshëm në zhvillim si Elder Scrolls 6 dhe Starfield.

Xbox Series X do të kushtojë 500 dollarë ndërsa Xbox Series S 300 dollarë. Ato do të konkurrojnë me zgjidhjet e Sony, PlayStation 5 500 dollarë dhe PlayStation 5 Digital Edition 400 dollarë.

Blerja e krijuesit Bethesda nga ZeniMax vjen pasi kompania dështoi të blinte TikTok.