14:20 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Microsoft fajëson Kinën për një kërcenim në serverin e saj

SHBA ka shprehur shqetësim e saj, rreth një sulmi në softuerin e “Microsoft”-it.

Kompania më e madhe teknologike ia ka hedhur fajin Kinës, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

“Ky është një kërcënim aktiv,” ka thënë ditën e djeshme sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Gjithkush që drejton këta serverë – qeveria, sektori privat, akademia – duhet të veprojë tani për t’i rregulluar ato”.

Microsoft tha se hakerat kishin përdorur serverin e tij të postës për të sulmuar objektivat e tyre.

Deri më tani raportohet se dhjetëra mijëra organizata amerikane mund të ndikohen.

Zonja Psaki u tha gazetarëve se Shtëpia e Bardhë ishte e shqetësuar se ka një numër të madh të viktimave dhe me ketë tha se dobësitë e gjetura në serverat e Microsoft, mund të kenë ndikime të mëdha.