11:14 / E Hënë, 13 Janar 2020

Microsoft ka një njoftim të rëndësishëm për përdoruesit e Windows 7

Miliona kompjuterë në të gjithë botën do të ndalojnë së marruri azhurnime të sigurisë këtë javë, pasi Microsoft përfundimisht ndalon mbështetjen për Windows 7.

Gjigandi i teknologjisë, kur e ka filluar sistemin operativ, para një dekade premtoi dhjetë vjet shërbim. Tani koha ka mbaruar dhe nga e marta përdoruesit nuk do të marrin më azhurnime të sigurisë, shkruan Indeksonline.

Microsoft është i përkushtuar në Windows 10, versioni i fundit i softuerit, dhe u ka kërkuar të gjithë përdoruesve që ta rifreskojnë këtë version deri në datën e ndërprerjes.

“Nëse kompjuteri juaj ka Windows 7, ai më nuk do të marrë përditësime të sigurisë. Prandaj është e rëndësishme të përdorni një sistem operativ më modern, sic është Windows 10”, tha kompania në uebfaqen e saj.

Nëse perdorni Windows 7 pasi të mbarojë mbështetja, kompjuteri juaj do të funksionojë, por ai do të jetë më i rrezikuar ndaj viruseve.

Sipas faqes së teknologjisë ZDNet , 200,000 kompjuterë në të gjithë botën janë ende duke punuar në Windows 7./Indeksonline/