20:11 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / AR

Microsoft “nxjerr në pension” Internet Explorer, pas 27 vitesh

Microsoft më në fund po tërhiqet nga Internet Explorer.

Kompania njoftoi planin vitin e kaluar, duke e bërë Internet Explorer 11 versionin e tij përfundimtar.

Internet Explorer debutoi në kompjuterët desktop Windows në 1995 dhe deri në vitin 2004, kishte pushtuar 95% të tregut.

Por tani, Google Chrome, Safari i Apple dhe Mozilla Firefox janë dominues.

Përdoruesit që duan të qëndrojnë me Microsoft po drejtohen te Microsoft Edge, i lançuar në 2015, së bashku me Ëindoës 10.

Popullariteti i Internet Explorer u dëmtua nga lëshimi i shfletuesve më të shpejtë si Chrome dhe Firefox, pasi përdoruesit kapën aplikacione të reja për të naviguar në platformat, duke përfshirë Google Search, Facebook dhe YouTube.