15:07 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Microsofti paralajmëron modalitetin e errët në paketën Microsoft 365

Punonjësit e Microsoftit kanë filluar testimin e modalitetit të errët për aplikacionet celular Office.

Tashti Microsofti ka njoftuar se modaliteti i errët jo vetëm që do të arrijë në aplikacionet Outlook për Android dhe iOS, por gjithashtu do të arrijë edhe më shumë produkte brenda paketës Microsoft 365, transmeton KosovaPress.

Në një postim në blog, Microsofti nënvizon atë që e motivoi kompaninë të prezantonte modalitetin e errët dhe procesin e krijimit të saj. Gjithashtu u theksua se modaliteti i errët arrin në Outlook për iOS dhe Android, si edhe Office.com.

Më vonë këtë vit, kur Apple lëshon iOS 13 (i cili përfshin modalitetin e errët të sistemit), Microsofti do të aktivizojë gjithashtu modalitetin e errët për më shumë aplikacione të tij, duke përfshirë Word, Excel, PowerPoint, SharePoint, OneDrive, Planner dhe To-Do.

Google prezanton modalitetin e errët të nivelit të sistemit për Android 10, dhe Microsofti ka thënë se do t’i përshtatë aplikacionet e tij në cilësimet e sistemit në të dy platformat.

Në të ardhmen, Microsofti planifikon të zgjerojë modalitetin e errët në më shumë produkte të Microsoft 365, të tilla si Planner dhe OneDrive për Web.