13:37 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Microsoft Surface Pro X është laptop-tablet me procesor mobil

Së bashku me Qualcomm Microsoft disenjoi çipin SQ1. ARM-ja ka punuar gjatë për të sjellë disenjet e çipave në laptop, desktop e madje edhe server.

Në aktivitetin vjetor të Surface Microsoft prezanoi modelin Surface të shumëpritur me procesorët mobil ARM. Është hera e parë që Microsofti prezanton një produkt me një procesor të tillë.

Pajisja 13-inç do të përdorë çipin e përshtatur të Microsoftit quajtur SQ1 bazuar në Qualcomm Snapdragon dhe një akselerator AI.

Microsofti dhe Qualcommi, gjithashtu kanë punuar për të ndërtuar bërthama të përshtatura grafike për Surface Pro X, i cili do të ketë versionin e Windows 10 për ARM.

Surface Pro X del në shitje më 5 nëntor, duke filluar nga 999 dollarë. Vjen me portë USB-C dhe konektivitet LTE. Ekrani ka një raport kontrasti 1400:1 dhe rezolucion 2880×1920 që mund të zëvendësohet edhe një 4K.

Surface Pro X është 5.3mm i hollë dhe peshon 760 gram. Gjithashtu ka një hardisk që mund të hiqet lehtësisht.

Së bashku me Qualcommin Microsofti disenjoi çipin SQ1. ARM-ja ka punuar gjatë për të sjellë disenjet e çipave në laptop, desktop e madje edhe server. Me çdo gjeneratë të re kompania flet sesi po i sjell procesorët e saj te më shumë pajisje desktopi.

Partneriteti e Microsoftit është një shans i mirë për t’iu afruar më tutje këtij objektivi.