14:50 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Microsoft Word sjell një ndryshim për të përmirësuar shkrimin

Microsoft Word vjen me një tipar të ri që ka për qëllim të ndihmojë përmirësimin e shkrimit përtej rregullimeve të zakonshme gramatikore.

Duke përdorur inteligjencën artificiale, idetë do të sugjerojnë rishkruajtjen e fjalive të paqëndrueshme si dhe ndryshimet që sigurojnë të mos ketë diskriminim gjuhësor në baza gjinore.

Kjo do të ndihmojë përdoruesit të nxjerrin pjesë të ndryshme të një dokumenti, duke përfshirë tabelat, dhe të sugjerojnë sinonime dhe fraza alternative për të bërë shkrimin më konciz.

Ky ndryshim fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit e Word Online.

Një version provë i ideve do të testohet fillimisht në qershor, duke u bërë gjerësisht i qasshëm në vjeshtë.

Lidhur me këto ndryshime u njoftua në konferencën zhvilluese Microsoft Builder në Seattle. /Indeksonline/