17:14 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Midis Prishtine, gropa gjigante që Komuna s`po e sheh (Foto)

Rrugët në kryeqytet duket se kanë nisur të shkatërrohen krejtësisht.

Qytetarët ballafaqohen secilën ditë me rrugë të pashtruara dhe asfalt të prishur.

Por të përballesh me gropa të këtij lloji (shihni fotot më poshtë), të rrezikohet jeta.

Në fotografitë që një lexues ia ka dërguar redaksisë së Indeksonline, shihet një gropë tejet e madhe në lagjen Pejton, në rrugën “Pashko Vasa”.

Aty nuk është asnjë shenjë për të paralajmëruar rrezikun, dhe gropa është totalisht e hapur./Indeksonline/