20:48 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Mijëra pako ushqimore për jetimët dhe të sëmurit në kohë pandemie

Teologu Elvis Naçi bashkë me shumë njerëz të vullnetit të mirë janë përkujdesur që edhe gjatë këtij muaji mjaftë të vështirë të përballjes me COVID-19 të mos i harrojnë jetimët të sëmurit dhe nevojtarët.

Naçi bëri të ditur se mijëra pako ushqimore janë përgatitur për të gjithë këta sepse këto ditë janë edhe më të vështira për ta, transmeton Indeksonline.

Naçi tha gjithashtu se Shqipëria ka plot njerëz nevojtarë, që në këtë periudhë me zor po ia dalin.

Postimi i plotë:

PRANE JETIMIT, TE SEMURIT, NE KETE KOHE TE VESHTIRE!
Me mijera pako ushqimore jane pergatitur per jetimet, te semuret, nevojtaret, sepse keto dite jane akoma me te veshtira per ata. Amaneti yne derisa te jemi gjalle t’u sherbejme nevojtareve me thjeshtesi e perkushtim.
Kam nje kerkese miqte e mi, nje lutje per bamiresit qe e mundesuan, se Shqiperia ka plot njerez nevojtare, qe ne kete periudhe me zor po ia dalin. Ia shohim syte me lot, ia shohim cdo dite brengat dhe hallet, jetime qe nuk ngopen dot si gjithe femijet e tjere. Ndaj deshiroj me shpirt nje lutje per bamiresit qe mundesuan kete veper te madhe. Zoti ju begatofte vellezer e motra, ju dhente miresi dhe lutjet tuaja qofshin te pranuara.