09:32 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mijëra përdorues, raportojnë probleme të Instagramit

Mijëra përdorues në të gjithë globin kanë raportuar se Instagrami ka probleme.

Ankesat në lidhje me aplikacionin u shfaqen pasditen e së mërkurës me Evropën dhe SHBA-në, duke u prekur më së shumti.


Përafërsisht 83 për qind e përdoruesve kanë përjetuar probleme me News Feed-in, nëntë për qind me Stories dhe gjashtë për qind kanë probleme për të hyrë në llogarinë e tyre.

Shumica e përdoruesve që ndajnë raportet në Downdector janë nga SHBA-ja duke përfshirë Nju Jork, Nju Xhersi, Oklahoma dhe Teksas.

Megjithatë, raportet nga Ukraina, Arabia Saudite, Brazili dhe Italia janë gjithashtu të listuara në këtë faqe.

Të tjerët kanë shprehur zhgënjimin e tyre për çështjet e vazhdueshme, që kanë përjetuar kohët e fundit me këtë aplikacion.

Shumë anëtarë të Instagramit, gjithashtu janë grumbulluar në Twitter për t’i shprehur shqetësimet.

Instagrami së pari njoftoi se do të eksperimentonte me fshehjen e pëlqimeve në Kanada, Japoni, Irlandë, Itali, Brazil, Australi dhe Zelandë të Re në prill të këtij viti.