20:43 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Mijëra qytetarë në Prekaz, ja çfarë thonë disa prej tyre (Foto)

Sonte në Prekaz u ndezën zjarret e lirisë, kurs enë Skenderaj u mbajt programi kulturo-artistik i “Natës së Zjarreve” dhe mijëra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, u shprehen krenar dhe me respekt për rënien dhe sakrificën heroike të familjes Jashari.

Qytetarja Leona Jahiri, e cila ishte e pranishme në manifestim, ka thënë se është një krenari e veçantë, kur e she që ndizen fishekzjarrët për ta kremtuar lirinë, ndërsa para 20 viteve dëgjoheshin vetëm armë.

“Sot këtu në Natën e Zjarreve, është një ndjenjë dhe një krenari shumë e veçantë, kur e she që këtu  po ndezën fishekzjarrët për ta kremtuar lirinë, pasi para 20 viteve dëgjoheshin vetëm armë dhe pushkë. Flijimi i familjes Jashari, është sakrifica më e madhe që ka ndodh në Kosovë, për pavarësinë që kemi sot”, tha ajo. Këngëtarja Remzije Osmani tha se ndjen detyrim që të jetë çdo herë e pranishme në koncertet që organizohen në Prekaz, për të nderuar rënien dhe sakrificën e familjes Jashari.

“Dua të falënderoj të gjithë këta njerëz që janë sonte këtu pjesëmarrës. Kjo është një datë e veçantë, që secili duhet t’i përgjigjet kësaj ftese për këtë natë të sotme, pasi bëhet një organizim kaq i madh këtu në Prekaz. Dihet që familja Jashari ka dhënë shumë për këtë popull, andaj edhe ne artistët dhe gjithë populli shqiptar, duhet të jemi mirënjohës dhe sidomos po flas për vetën, duhet gjithmonë të jemi prezent këtu për koncertet që organizohen për nder të kësaj familje, për nder të gjithë dëshmorëve këtu në Prekaz dhe në Drenicë”, tha Osmani.

Qytetari Egzon Haxhiu, i cili kishte ardhur nga Mitrovica për të marrë pjesë në “Natën e Zjarreve”, tha se duhet të bëhet më shumë për familjen Jashari.

“Kjo familje ka dhënë një kontribut që ka mbetur legjendë në historinë e popullit tonë dhe duhet sa më shumë me bë për këtë familje dhe për kontributin e tyre”, tha Haxhiu.