09:07 / E Martë, 31 Mars 2020

Mike Tyson pozon me tigrin e tij që ia shqepi krahun një gruaje

Pasi ish-boksieri Mike Tyson e zbuloi historinë se si trigri i tij 16-vjeçar ia kishte shqepur një personi krahun, ai e publikoi një foto përkrah kësaj kafshe shtëpiake të tij.

Një dokumentar i ri në Netflix është duke marrë mjaft shumë vëmendje gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për “Tiger Kind”, që është një dokumentar rreth një pronari të një kopshti zoologjik në Oklahoma të SHBA-së, Joe Exotic, i cili është gjithmonë i rrethuar nga shumë tigra.

Kështu që Mike Tyson e ndjeu të nevojshme t’ua përkujtojë të gjithëve kush është “Mbreti i vërtetë i tigrave”, duke e postuar një foto me tigrin e tij, të quajtur Kenya.

Ish-boksieri e kishte blerë tigrin Bengal para 16 vjetëve dhe kishte paguar rreth 60 mijë dollarë për ta mbajtur atë në shtëpinë e tij në Las Vegas të Nevadas. Ikona e boksit ka lënë të kuptohet se është tifoz i dokumentarit “Tiger King”, pasi që e postoi një fotografi me tigrin e tij me mbishkrimin “#TigerKing origjinal”, transmeton expres.

Para disa ditësh, Tyson kishte zbuluar se së fundi u desh ta largojë atë, pasi që filluan t’i prishen dytë dhe koka. Gjërat ishin përkeqësuar aq shumë saqë ai Kenya ia kishte shqepur krahun dikujt.

Sipas Tyson, një grua i kishte kaluar rrethojat e shtëpisë së tij për ta ledhatuar tigrin dhe për këtë arsye nuk ka pasur padi ligjore drejt tij, sepse ajo i kishte hyrë në shtëpi pa leje. Në fund, Tyson ia kishte dhënë asaj 250 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga tigri i tij.