75 Mall Live Search
20:55 / E Diele, 22 Mars 2026 / G T

Mikel Arteta uron Cityn: Tani kemi dy muaj të pabesueshëm para nesh!

Arsenal u mposht 2:0 nga Manchester City në finalen e Carabao Cup, e zhvilluar në Wembley Stadium, duke humbur mundësinë për të fituar trofeun e parë të sezonit.

Golin e parë City e realizoi pas një gabimi të portierit të Arsenalit, ndërsa Nico O’Reilly dyfishoi avantazhin katër minuta më vonë, duke vulosur fitoren e skuadrës së Pep Guardiola, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, reagoi me respekt ndaj kundërshtarit:

“Urime Manchester City. Tani duhet të përgatitemi dhe të përdorim këtë zjarr në bark për të pasur dy muaj të pabesueshëm në fund të sezonit.”

Arteta theksoi nevojën për rikuperim të menjëhershëm dhe fokus të ri në sfidat e ardhshme, duke u përpjekur që zhgënjimi nga humbja në finalen e Kupës së Ligës të kthehet në motivim për përfundimin e sezonit.

Arsenal, i cili ende synon titujt e sezonit në Premier League dhe në kompeticionet e tjera, do të përqendrohet në përgatitjen e ndeshjeve të ardhshme dhe rikthimin e formës më të mirë për të arritur objektivat e sezonit./Indeksonline/