75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Miku i Ramës, presidenti i Air Albania, sfidon Blendi Fevziun në një garë të veçantë

Sfidat me përmasa intelektuale në Shqipëri po mbërrijnë majat. Presidenti i Famurtarit, i njohur njëkohësisht edhe si miku i çiftit Rama Erdogan, pronari i Air Albania, Sinan Idrizi ka zhvilluar një intervistë promovuese me gazetarin Mentor Nazarko ku ka shprehur të gjitha vlerat e personalitetit të tij që nga studimi për gjeologji miniera, që nga origjina familjare, që nga indjet monarkiste e deri tek hobi i tij i vetëm leximi.

Madje në këtë rafshin e fundit, njeriu që është akuzuar nga opozita si një biznesmen që mbiu nga hiçi për të marë kompaninë ajrore me flamurin shqiptar ai ka pretenduar se bibloteka e tij mund të matet edhe me atë të Blendi Fevziut: “…hobi im i parë dhe i fundit është leximi, e them me krenari pasi jam vlonjat… Di që Fevziu ka një bibliotekë shumë të madhe, më kanë thënë… E sfidoj në numra dhe në kualitet. Dua t’i bëj një ftesë ta sfidojme bibliotekë” ka thënë Idrizi  në një intervistë për Konica.al.

Ai nuk ka munguar gjithashtu të mburret për miqësinë me Ramën duke deklaruar se kryeministri aktual e ka vlorën para dhe mbrapa. /lapsi/