13:26 / E Martë, 21 Mars 2023 / LB

Milaim Zeka lë Kanal 10shin, starton me një emision të ri

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka më nuk është pjesë e emisionit “Politiko”, në Kanal 10.

Zeka tanimë ka nisur emisionin e tij që transmetohet dy herë javë në DTV.
“Puro Debat”, është emri i emisionit që udhëhiqet nga gazetari i njohur.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës ka qenë panelist i rregullt i emisionit

“Politiko”, për më shumë se një vit.