10:05 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Milaim Zeka reagon ndaj akuzave për mashtrim të qytetarëve me viza

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reaguar ndaj akuzave dhe hetimeve ndaj tij për mashtrim të qindra kosovarëve për viza gjermane.

Zeka duke mos komentuar hetimet ndaj tij ka fajësuar gazetarin e gazetës online “Insajderit”, Parim Ollurin për publikimin e hulumtimit.

Zeka përmes Facebook-ut ka thënë se “në këtë fushatë kundër tij, ai po forcohet”, përcjellë AktivPress.

Lexoni të plotë shkrimin e Zekës në Facebook:

Shefi i Insajderit ka qene i hetuar per per lidhje me ISIS-in
Dihet publikisht, se Pajtim Olluri, familjari i Parimit, eshte vrare ne Siri, si pjesetar i ISIS-it.
Sebashku me te, sipas raporteve te Sherbimeve Sekrete Perendimore, ka qene i hetuar edhe Parim Olluri, i cili, sipas ketyre sherbimeve, sebashku me nje pjesetar te Policise te Kosoves, dhe nje biznismen, kane futur para ne relacionin Beograd-Prishtine, te cilat pastaj jane transportuar per ne Siri.
Insajderi, i krijuar nga pjesetaret e BIA-s serbe, po bene çmos per ta demtuar imazhin tim. Ne kete fushate kunder meje, une veq po forcohem!!!