11:24 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka: S’i patën votat për Demarkacionin – LDK dhe PDK po e shantazhojnë AAK-në

Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se ata dje në ora 16:00 ishin në Kosovë dhe se kanë pasur mundësi ta votojnë Demarkacionin.

“Demarkacioni ka mundur të votohet në ora 17:00 apo 18:00, por ata nuk i kishin votat. Zhurmën që kanë bë Kryesia e Kuvendit duke na lënë fajin neve, ky nuk ka qenë faji jonë dhe ne kemi qenë në Prishtinë”, ka thënë Zeka para mediave.

“Nuk kanë qenë votat, LDK dhe PDK po e shantazhojnë AAK-në. Deputetët e partisë tonë janë unik për Demarkacionin – problem për ne është bordi i akreditimit. Vazhdimi i mandatit të drejtorit të Post-telekomit, që është duke e shkatërruar postën”, ka përfunduar Zeka.