11:16 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka vazhdon t’ua bëj kuorumin pozitës!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka po merr pjesë edhe sot në vazhdimin e seancës së Kuvendit, ani pse ai të hënën paralajmëroi se më nuk do t’ia bëjë pozitës kuorumin, transmeton Indeksonline.

“Nuk ua bëj më kurrë kuorumin pozitës. Vetëm Ligji për Ushtri kur të vije do të votoj, përndryshe më kurrë”, kishte thënë Zeka, të hënën me 15 tetor.
Zeka poashtu gjatë daljes prej Kuvendit, kishte deklaruar se është arrestuar pa të drejtë dhe se ky shtet po ia cenon lirinë e shprehjes.

“Ky kuvend nuk ka reaguar në mbrojtjen time dhe është bërë pjesë e këtij krimi. Prandaj nuk do t’ia bëj kuorumin kurrë më , vetëm për ushtrinë do të votoj”, kishte thënë Zeka.

Deputeti në fjalë edhe sot mbajti edhe një fjalim para kolegëve, ku shprehu pakënaqësinë se si kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk ka kërkuar sqarim mbi bazën e kujt arrestohen deputetët e Kuvendit./Indekosnline/

Temat: