20:47 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Milan dënon Kessien me 40 mijë euro për shkak të përplasjes me Biglian

Gjatë derbit mes Milanit dhe Interit, dy lojtarët e Rosonerëve, Kessie dhe Biglia u përplasen.

Rreth këtij rasti, ekipi i Milanit ka marrë vendim, transmeton Indeksonline.

Rosonerët e kanë dënuar me gjobë 40 mijë euro futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Kessie.

Për shkak të këtij veprimi, Kessie pritet që të mos paraqitet në ndeshjen kundër Sampdorias./Indeksonline/