22:07 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / C E

Milan e bën “sefte” këtë merkato vere, mesfushori i Chelsea vishet “kuqezi”

Largimi i kapitenit Sandro Tonali, nga “kuqezinjtë” e Milan ka lënë një boshllëk të konsiderueshëm në mesfushën e italianëve, mirëpo me vazhdimin e merkatos së verës, duket se italianët kanë siguruar objektivin e parë në këtë fraksion transferimesh.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari italian i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “gjigandët” e Serie A kanë arritur të nënshkruajnë me mesfushorin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, pas disa ditësh negociata.

Kartoni i 27-vjeçarit do t’i kushtojë “kuqezinjve”, 20 milionë euro ose e thënë ndryshe 16 milionë euro bazë dhe 4 bonuse. Ndërkaq, nga raportimet mësohet se gjithçka është në fazën e fundit të negociatave dhe shumë shpejt pritet njoftimi zyrtar nga të dy klubet.