14:36 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Milani në panik, një tjetër rast me koronavirusin në klubin “Kuq e zi”

Skuadra e Milanit është duke u përballur me koronavirusin në javët e fundit.

Gjatë ditës së sotshme është shfaqur edhe një rast i ri në ekip, transmeton Indeksonline.

Anëtari i stafit teknik, Daniele Bonera, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi. /Indeksonline/