19:37 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Milan pas mbrojtësit që shkëlqeu në botëror

Ekipi i Milanos është vënë pas mbrojtësit të Uruguajit, Diego Laxalt që rrëmbeu vëmendje në Kupën e Botës, transmeton Indeksonline.

25 vjeçari që luan për Genoan, ishte i lidhur me një kalim tek Zenit por ekipi italian nuk arriti të gjejë një marrëveshje me ekipin rus. Ai po ashtu ishte i lidhur edhe me një kalim tek Sporting Lisbona dhe Lazio por nuk kishte asgjë serioze.

Lojtari është duke kërkuar largimin drejt ndonjë skuadre më të madhe dhe pasi që Zenit nuk po arrin marrëveshje me Genoan, i janë hapur dyert Milanos.  Pjesë e marrëveshjes për urguajanin mund të jetë mesfushori Andrea Bertolacci.

Laxalt do të ishte një zëvendësim për Luca Antonellin që u largua drejt Empolit.  Mbrojtësi e ka filluar karrierën tek rivali i Milanos, Inter. /Indeksonline/