11:08 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Milan pranë transferimin e parë të verës

Skuadra e Milanit është shumë pranë transferimit të Ruben Loftus-Cheek.

27-vjeçari është një prej objektivave kryesor të Milanit për ta përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Paolo Maldini ka nisur planet për sezonin e ri pasi skuadra arriti të siguronte kualifikimin në Champions Leageu, dhe Cheek shihet si një prej mesfushorëve ideal për ta zëvendësuar Frank Kessien, i cili u largua një vit më parë.

Loftus është në listën prej 15 futbollistëve që do të largohen nga Chelsea, dhe sipas Gazzetta dello Sport, ai ka pranuar propozimin e Maldinit.

Paolo tashmë ka nisur kontaktet me Chelsean për transferimin e Cheek, ku klubi londinez kërkon 17 milion funte, por marrëveshja mund të arrihet për 13 milionë funte.

27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, dhe ata do të dëshironin ta shisnin gjatë verës, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm./IndeksOnline/