75 Mall Live Search
16:41 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milan/ Shkon Donnarumma, vjen Trapp?

Gigi Donnarumma do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni.

Portieri italian ka shumë oferta, por pritet që t’iu bashkohet gjigantëve francez, Paris Saint Germain.

Madje, klubi italian ka filluar kërkimin e një portieri të ri, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave në Itali, si zëvendësues i Donnarummas pritet të jetë Kevin Trapp.

27-vjeçari i cili u transferua nga Eintrachti i Frankfurtit në Francë.

Përvec Trappit, në radarin e Milanit është edhe Pepe Reina./IndeksOnline/