22:08 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

Milan zyrtartizon talentin Adli

Ac Milan ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Bordeaux, Yacine Adli, transmeton IndeksOnline.

Francezi ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë në San Siro deri në vitin 2026, por Milan e ka lënë në huazim tek Bordeaux deri në vitin 2022.

Adli ishtë pjesë e PSG dhe në vitin 2018 bëri debutimin në ekipin e parë duke u transferuar më pas tek skuadra e Bordeaux në janar të vitit 2019.

Për skuadrën franceze Adli pati 72 paraqitje duke shënuar 5 gola.