08:57 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Milani bën një transferim surprizë

Milani është shumë aktiv në media sa u përket transferimeve por deri sot nuk ka zyrtarizuar asnjë lojtar edhe pse raportohet të ketë nënshkruar me dy lojtarë.

Rosonerët sot kanë bërë një lëvizje të pa pritur në merkato, shkruan Indeksonline.

Portieri i talentuar danez, Andreas Jungdal po bënë testet mjekësore në klinikën La Madonina.

Ai gjatë ditës pritët të nënshkruaj kontratë profesionale me skuadrën e Milanit.

Jungdal është 17 vjeçar dhe ka qenë pjesë e skuadrës së Vejle Boldklub. /IndeksOnline/