22:43 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / C E

Milani e fillon mbarë, shkëlqejnë transferet e reja

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A.

Rosonerët fituan si mysafir të Bolognas me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Skuadra e Piolit të dy golat i shënoi në pjesën e parë të ndeshjes.

Golin e parë e shënoi Giroud në minutën e 11-të pas një asistimi të Rijnders.

Rezultatin e dyfishoi Pulisic në minutën e 21-të.

Kështu Milani arkëton tri pikët e para në rrugëtimin e ri drejt titullit të Serie A. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore