22:58 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / Gj. Sh

Milani fiton pastër ndaj Napolit, tregon se është ”Baba” për Champions

Skuadra e Milanit po tregon se tradita flet shumë në Ligën e Kampionëve.

Rosonerët shënuan fitore në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit me rezultat minimal 1-0, e cila u zhvillua në ”San Siro”, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Ismael Bennacer në minutën e 40-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 18 prill në stadiumin ”Diego Armando Maradona”./IndeksOnline/