12:06 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / L K

Milani fton për ndeshjen ndaj Fiorentinës një 15 vjeçar, është talenti më premtues italian

Stefano Pioli e ka ftuar supertalentin italian, Francesco Camarda për ndeshjen me Fiorentinën.

15 vjeçari mund të bëhet lojtari më i ri në histori të skuadrës që luan në Serie A.

Camarda po llogaritet si talenti më premtues italian dhe historia e tij profesionale mund të nis që nga kjo javë.

Lojtari ka shënuar gola senzacional në Youth League ndaj PSG-së e Newcastles./Indeksonline/