Milani i gatshëm të paguaj klauzolen e Brahim Diaz

Ka tre sezone që Brahim Diaz, është i huazuar te skuadra e Milanit, nga Real Madridi.
Por si duket më në fund, drejtusit e klubit kuqezi kanë vendosur ta blejnë përfundimisht mesfushorin spanjoll, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave italiane, sot është mbajtur një takim mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesit të mesfushorit, Edoardo Crnjar.
Milan është i gatshëm t’i paguajë klubit që ka kartonin e Diaz deri në 2025-ën, Real Madrid-it, plot 22 milionë euro për ta blerë mesfushorin.
Megjithatë klubi i “Los Blancos” nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga 23-vjeçari pa të paktën 27 milionë euro./IndeksOnline/